Xheneta Fetahu provokon me poza në bikini në postimin e fundit

Modelja dhe influencuesja e njohur shqiptare, Xheneta Fetahu, ka shpërndarë së fundmi disa imazhe mahnitëse që nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Në një set fotografish të realizuara në një ambient natyror me gjelbërim të dendur, Xheneta u shfaq e veshur me bikini në ngjyrë bezhë me teksturë cowboy, të dekoruara me simbole të sherifit, duke i dhënë pamjes së saj një frymë unike.

Me lëkurën e nxirë nga dielli, flokët e lidhur dhe një qëndrim, modelja ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram.

Ajo ka shoqëruar postimin me një caption të shkurtër, por goditës: “Fjalët janë të lira, veprat e mia kushtojnë”.

Një mesazh që përçon qartazi fuqinë e personalitetit të saj dhe që ka nxitur komente të shumta, si pozitive ashtu edhe provokuese.

Xheneta njihet për stilin e saj të guximshëm dhe pozat që shpesh sfidojnë kufijtë tradicionalë të modës, duke e kthyer atë në një figurë të dallueshme të rrjeteve sociale.

Me çdo dalje të saj, ajo jo vetëm që tërheq vëmendje vizuale, por shpreh edhe një qëndrim të fortë ndaj imazhit dhe vetëbesimit femëror. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu