Xheneta – Leonorës: Liroja karrigen Valdrinit, pozita s’është për ty!

Prime i sotëm i Big Brother VIP Kosova nuk po kalon vetëm me tensione brenda shtëpisë më të famshme, por po ndez “gjakrat” edhe jashtë saj. Ndërkohë që spektakli po vazhdon me diskutime të nxehta, një reagim sapo ka ardhur nga ish-banorja që nuk i kursen kurrë fjalët, Xheneta Fetahu. Ajo ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram për të lëshuar një “shigjetë” të drejtpërdrejtë ndaj opinionistes aktuale, Leonora Jakupi, duke hapur një debat që me siguri do të ziejë në rrjet për ditë të tëra.

Gjithçka nisi pas një deklarate të Leonorës gjatë transmetimit live, ku ajo la të kuptohet se është “lodhur” nga përcjellja e banorëve.

Kjo frazë ka mjaftuar që Xheneta të shpërthejë publikisht.

Përmes një postimi në Instastory, ajo ka kërkuar hapur që këngëtarja të lirojë karrigen e opinionistes, duke sugjeruar se ky pozicion duhet t’i takojë dikujt tjetër. Sipas Xhenetës, personi ideal për atë vend është Valdrin Sahiti, i cili në ato pak raste kur ka qenë i pranishëm, është vlerësuar masivisht nga publiku për komentet e tij të sakta dhe pa filtra.

Në shkrimin e saj thumbues, Xheneta nuk u ndal vetëm te zëvendësimi. Ajo ironizoi Leonorën duke i kujtuar se nëse i pëlqen të përcjellë komentet e publikut brenda shtëpisë, atëherë do të ishte mirë të lexonte edhe ato komente që thonë qartë se “kjo pozitë nuk është për të”. /Prive By Liberta Spahiu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu