Ledri Vula sot feston ditëlindjen. Reperi i njohur e ka sot të fundën ditëlindje pa ndërruar ‘prefiks’ pasiqë mbush 39 pranvera.
Në këtë ditë të shënuar, Xheraldina ka uruar me një video tejet simpatike e cila e shfaqë reperin krah vajzës së tij, Poem Blu.
“Ledri, paç momente te këtilla gjatë tërë jetës zemra e ninit. Të mira e të shëndetshme”, është shprehur ajo.
Por me kë feston Ledri?
Në mes të një situate ku po përflitet me të madhe për sa i përket jetës private, ai ka darkuar me… menaxherin e tij Faton Shoshi!
Ka qenë ky i fundit që ka ndarë një fotografi teksa festojnë ditëlindjen, e me shumë gjasë edhe sukseset e bashkëpunimit të tyre profesional. Festa ka vazhduar me miq të ngushtë të tyre (boys-only)
Ndërkohë, një urim nuk ka munguar nga Xhensila! Ajo ka zgjedhur të tregojë se do kenë tjetër duet pas suksesit të atij të fundit.
Kësisoj, ajo ka konfirmuar raportimin e Prive By Liberta Spahiu të para disa javëve.