Senatori amerikan Xhon Mekejn gjatë vizitës në disa vende të rajonit ka vendosur ta anashkaloj Maqedoninë. Kjo është një sinjal i fuqishëm se dicka nuk është në rregull me vendin, i cili është zhytur në një krizë të thellë politike, njofton agjencia e lajmeve INA.
Sipas analistëve, anashkalimi i Maqedonisë nga republikani me ndikim të madh, i cili ishte edhe ish kandidatat për president të SHBA- ve është një mesazh i fuqishëm diplomatik.
Profesori Mersel Bilalli thotë se, zyrtarët të lartë të shteteve të fuqishme nuk vizitoinë shtete jo noramale dhe me probleme të shumta.
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Denko Malevski thotë se, senatori Mekejn ka vendosur ti jap në mësim të mirë dhe ta dis kualifikoj garniturën aktuale, e cila po i pengon proceset demokratike në vend./ina