Kosova sot po merr pjesë në Kampionatin Evropian të xhudos, derisa ekipin tonë po e përfaqëson edhe një xhudisti japonez, shkruan Zeri.
Shigeki Nakamura i cili kohë më parë vendosi të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane të xhudos që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.
Ai në finale të kategorisë deri në 73 kg, të shtunën pasdite, mposhti xhudistin serb Aleksandar Rajiçiq me “ippon”. Më herët gjatë ditës, Laura Faziu fitoi medaljen e artë.