Për shumë nga të famshmit e Estradës Shqiptare, viti 2017 ka qenë një mrekulli.
Ngjarjet në jetën e tyre personale ishin të shumta, kjo pasi shumica e tyre u bënë prindër për herë të parë.
Ndonëse të angazhuar tashmë si prindër, kjo nuk i pengoi ata aspak që të jenë aktivë në muzikë, kjo pasi një pjesë e mirë e tyre sollën edhe projekte të reja.
Telegrafi në vazhdim ju prezanton me disa nga yjet e estradës, të cilët u bënë prindër për herë të parë këtë vit:
Majk

Reperi Majk u bë baba për herë të parë këtë vit në datën 19 të muajit mars, kur e dashura e tij solli në jetë një djalë, të cilin çifti e pagëzuan me emrin Roan. Ndonëse për shumë kohë ish-çifti hasën në probleme me njëri-tjetrit, duket se është pikërisht Roani ai i cili po i bënë bashkë ata, së paku në shëtitjet e përditshme.
Ryva Kajtazi

Këngëtarja Ryva Kajtazi dhe bashkëshorti i saj Fidani në datën 11 prill të 2017-s janë bërë prindër gjithashtu. Ryva solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Dorela, teksa së fundmi, Ryva ka organizuar edhe një festë për të voglën e saj, ku prezentë ishin shumë fytyra të njohura publike.
Adelina Ismaili

E emëruar nga publiku si Diva, këngëtarja Adelina Ismaili më datë 18 prill të këtij viti solli në jetë një djalë, duke marrë kështu për herë të parë epitetin nënë. Ajo dhe bashkëshorti i saj vendosën që djalin e tyre ta pagëzojnë me emrin Uliks, një emër me domethënie të vjetër nga kultura greke.
Tuna

Çifti i i njohur Tuna dhe Patris Berisha këtë vit u bënë prindër për herë më datën 2 maj 2017. Tuna lindi në Shkup, ndërsa djalin çifti vendosën ta pagëzojnë me emrin Tian. Familja janë vendosur së bashku në një apartament në Prishtinë.
Këta ishin yjet e estradës që këtë vit për herë të parë u bënë prindër, ndërsa nga emrat që së shpejti presin të bëhen prindër janë: Arta Bajrami, Bubulina Krasniqi etj.









