Barcelona nuk është aspak e kënaqur me rendimentin e Philippe Coutinhos. Braziliani u afrua në janarin e 2018 nga Liverpooli për një shifër rekord prej 145 milionë eurosh, por nuk ia doli për asnjë moment të jepte kontributin e pritur.
Ai nuk është aspak i lumtur në Camp Nou dhe krisja me tifozët është e dukshme. Fishkëllimat nuk i kanë munguar gjatë përformancave të tij, ndërsa nuk ka qenë as titullar fiks.
Kjo ka bërë që 26-vjeçari t’u kërkojë drejtuesve të Barcelonës largimin. Coutinho ka pas vetes Manchester United dhe “Djajtë e kuq” janë gati të ofrojnë deri në 100 milionë euro për të rikthyer në Premier League ish yllin e Liverpool-it.