Yuri Kim: Marrëveshja SHBA-Shqipëri për gazin, rrit furnizimin dhe sigurinë e energjisë

Marrëveshja SHBA-Shqipëri për gazin, rrit furnizimin dhe sigurinë e energjisë”, kështu është shprehur Yuri Kim nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri ka mbështetur nënshkrimin e Memoradumit të Mirëkuptimit midis MIE dhe Exxon Mobil& Excelerate Energy.

Kim shkruan se kjo marrëveshje është një arritje strategjike dhe se hap rrugën për investime më të mëdha mes SHBA-së dhe vendit tonë, duke krijuar në këtë mënyrë më shumë mundësi punësimi për të dy vendet.

Kujtojmë se marrëveshja me SHBA për futjen e gazit të lëngshëm natyror në Shqipëri u firmos ditën e djeshme.

Kjo është një marrëveshje strategjike e rëndësishme – jo vetëm që do të diversifikojë burimin e energjisë, por gjithashtu do të rrisë furnizimin me energji dhe sigurinë Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo hap gjithashtu rrugën për investime më të mëdha të SHBA dhe Shqipërisë, duke çuar në më shumë vende pune dhe mundësi për të dy vendet”, shkruan Kim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu