Zaev: Durim, së shpejti Qeveria e re! (VIDEO)

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev është optimist se ditët në vijim do të ketë zhvillime pozitive për zgjidhjen e krizës.

Zaev në intervistën në “Rruga drejt” në Alsat tha se pret që së shpejti të mblidhet Kuvendi dhe të zgjidhet kryeparlamentari i ri ndërsa tha se nuk është kundër që në këtë pozitë të vjen ndonjë deputetë shqiptarë.

Qëllimi ishte që të marrim mandat dhe të hyjnë në bisedimet edhe për kryetarin e Kuvendit dhe ne do mundohemi që këto ditë të arrijmë marrëveshje për kreun e Kuvendit për të vënë në funksion Parlamentin e Maqedonisë që ai të punojë – deklaroi kreu i LSDM-së Zoran Zaev.

Me letrën e Ivanovit drejtuar liderëve botëror, Zaev është ndjerë i turpëruar. Nëse merr mandatin, tha se dyert e qeverisë së tij do të jenë të hapura për të gjitha partitë shqiptare. Ai u shpreh kundër mbajtjes së zgjedhjeve të reja ndërsa u shpreh i bindur se në rast të një procesi të ri elektoral ai do të fitonte bindshëm.

Nëse tanin hapim opsionin e zgjedhjeve dhe shkojmë në votime do të kemi prap situatë kur do të dal para presidentit Ivanov me mbi 70 deputetë. E di këtë. Po bie mbështetja e VMRO-DPMNE-së, askush nuk dëshiron tension dhe arsye banale që dikush di mbrojë krimet e tij dhe pasurinë e tij – shtoi Zaev.

Në emisionin “Rruga Drejt…”, kreu social-demokrat tha se vendimi Ivanovit për të mos ia dorëzuar mandatin dhe retorika nacionaliste e VMRO-DPMNE-së në këtë situatë të ndjeshme rrezikon vendin dhe ka për qëllim të mbrojë krimin e Gruevskit. Ai ftoi qytetarët të jenë të qetë dhe tha se për avancimin e të drejtave të shqiptarëve nuk do të ketë nevojë të ndryshohet Kushtetuta ndërsa një gjë e tillë nuk cenon sovranitetin e vendit. Qëllimi ynë në këto bisedime nuk është që qytetarët e ndonjë bashkësie etnike ti bëjmë të vecantë apo special. Qëllimi ynë është që ti bëjmë të ndjehen të njëjtë dhe ta ndjenë njësoj Rebpulikën e Maqedonisë si mëmëdhe dhe atdhe njësoj për të gjithë – u shpreh Zaev.

Drejtuesi i LSDM-së u zotua se nëse arrin të formojë qeverisë do të inicojë reforma në shumë fusha ndërsa në mënyrë të vecantë përmendi gjyqësorin me qëllim për të larguar ndikimin e politikës dhe për të zbardhur të vërtetën për rastet e montuara si Kumanova dhe Monstra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu