Edhe me një fqinj tjetër Maqedonia po vazhdon aktivitete për të krijuar raporte të mira. Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për televizioin bulgar BTV theksoi se Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Bullgarinë do të ratifikohet deri në fund të vitit.
Ai tha se me Bullgarinë nuk jemi vetëm miq, por edhe edhe aleatë. Lidhur me çështjet historike të cilat i prekin të dyja vendet, Zaev tha se në tekstet shkollore më nuk flitet për “okupatorin fashist bullgar”
Shefi i Qeverisë së Maqedonisë i dha mbështetje të fuqishme edhe Korridorit 8.
“Na nevojitet lidhshmëri ekonomike nga Durrësi përmes Shkupit deri në Bullgari“, thotë Zaev.










