Zaev jep dorëheqje nga detyra e liderit të LSDM-së

Pas shumë thashethemeve dhe vendimit të paralajmëruar më në fund bëhet e ditur se Zoran Zaev edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Lidhjes Social Demokrate (LSDM).

Sipas statutit të partisë, me dorëheqjen e liderit Zaev në dorëheqje është tërë kryesia e LSDM-së. Zaev më parë theksoi se mbetet në qëndrimin se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ngase siç ka theksuar, kanë mbetur edhe dy vite e gjysmë për të punuar ndërsa benefit do të ketë i tërë shteti.

“Do të mbetem në periudhën përderisa do të ketë nevojë të ndihmojë, të riorganizohet qeveria e re me shumicën progresive e cila është dhe ekziston, ndërsa mund edhe të shtohet”, theksoi Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu