Zaev: Kur BDI negocionte me VMRO-në, Gruevskit nuk i kanë kërkuar asgjë me shkrim

Pas takimit me komisionerin Johanes Han lideri i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se është i gatshëm të bisedoj me partitë shqiptare.

“Fjala është fjalë. Qoftë edhe verbalisht, apo me shkrim. Do t’ia japim materialet BDI, do të bëjmë gjithçka për të përfunduar procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për të formuar qeverinë. Por, dua të kujtoj se kur negocionte me VMRO-DPMNE, ai Gruevskit nuk i ka kërkuar asgjë me shkrim”, tha Zaev pas takimit me komisionerin e BE-së Johannes Hahn në Parlament.

Zaev tha se ai është i gatshëm të bisedojë me të gjitha partitë shqiptare pasi të ketë marrë mandatin, por theksoi se ka disa vija të kuqe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu