Zaev merr 6 milionë euro ryshfet, Boki 13 ditë më parë e konfirmoi (VIDEO)

Një tjetër bombë e re është publikuar për ish kryeministrin Zoran Zaev e cilësuar kësaj radhe si ”bomba nukleare”.

Në YouTube është shfaqur një regjistrim i ri audio në të cilin dëgjohet zëri i ish-kryeministrit Zoran Zaev. Regjistrimi u shfaq në kanalin ”Zoki Reketuesi“.

Nga biseda mund të konkludojmë se Zoran Zaev hyn në skemën reketuese dhe në vend të Vasko Dimishkov, paratë nga rekordi përfundojnë tek ai.

“Në një moment, shfaqet Vasko vëllai i Dimishkova. Ai më dha këshilla, çfarë duhet të bëj, ai po kërkon para, kështu që ai do të thotë 6 milion euro, 6 milion euro, unë them që është e vlefshme, unë po hyj në këtë punë”, thotë Zaev.

Nga ana tjetër me 18 qershor 2020, Boki 13 i cili u dënua me 9 vite burg për rastin REKET tha se paratë e REKETIT kanë përfunduar tek familja ZAEV.

“Ky është një vendim politik, paratë përfunduan tek Zoran dhe Vice Zaev”, tha Boki 13 pas vendimit nga Gjykata Penale të cilin e shpallën fajtor duke e dënuar me burg prej 9 vitesh për rastin REKET.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu