Kryeministri Zoran Zaev është ulur në tavolinë për të diskutuar me
ish-ndërmjetësuesin belg, Peter Vanhoutte, dhe kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani ne lidhje me lirinë e mediave në Maqedoni.
Siç bëhet e ditur nga Kryeministria, në takim është folur për mediat si një ndër shtyllat më të rëndësishme të një shoqërie demokratike.
Selmani dhe Vanhoutte kanë përshëndetur nismat e Kryeministrit Zaev dhe qeverisë për reforma në media që të jenë ndër më parësoret e proceseve reformuese. /InfoShqip.com










