Anëtari i Nismës, Zafir Berisha ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se sipas tij, po manipulon qytetarët. Ai ka thënë se nuk e di Kurti a po u drejtohet norvegjezeve apo kosovarëve.
Në një postim në Facebook, Zafir Berisha ka shtuar se Kurti, siç ka thënë ai, ende referohet në terma marksist-leninist.
“Nuk po e kuptoj kur i dretohet popullit për zgjedhjet e 14 shkurtit, e ka fjalën për norvegjezët ku e ka shtëpin dhe familjen, apo për qytetarët e Kosovës me të cilët manipulon deri në ekstrem për llogari të agjendava të dyshimta”, ka shkruar ai pos tjerash.
Më poshtë postimi i tij pa ndërhyrje.










