Zanati më i çuditshëm i Ilir Metës para se të bëhej i “famshëm”

Ilir Meta është tashmë Presidenti i Shqipërisë, por para viteve ’90 krahas peshëngritjes ai është marrë edhe me transmetim të kronikave radiofonike.

Këtë detaj e ka publikuar i ati i tij, Rexhep Meta në një intervistë të para disa kohëve.

“Diku aty nga viti 1988, Iliri më kërkoi që unë të ta takoja me telekronistin Ahmet Shqarri, pasi donte që të aktivizohej në transmetimin e ndeshjeve.

Pasi e takuam Ahmetin, ai e provoi Ilirin dhe mbeti shumë i kënaqur duke thënë: “Ku qenka bilbil”. Pas kësaj menjëherë e nisi nëpër rrethet ku zhvilloheshin ndeshjet e futbollit dhe në vitet 1988-’90-të, Iliri ka transmetuar shumë, të cilat duhen te jenë në arkivin e Radio-Tiranës”., – shprehet Rexhep Meta për të birin. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu