Zarf i zi në shtëpinë e BBVA! Anulohet televotimi, përjashtohet banori që rrëmbeu zemrat e publikut

Big Brother VIP Albania ka njoftuar anulimin e televotimit të kësaj jave, pas përjashtimit përfundimtar të një prej banorëve të shtëpisë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Vëllai i Madh, banori Kristi Lamaj është përjashtuar nga gara, çka ka sjellë edhe anulimin e menjëhershëm të televotimit aktual.

Vendimi u komunikua përmes Zarfit të Zi, i cili mbërriti mëngjesin e sotëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Mesazhi u lexua para banorëve dhe konfirmoi se Kristi Lamaj nuk do të jetë më pjesë e lojës.

Kujtojmë se javën e kaluar Kristi u largua nga shtëpia duke kaluar murin, por publiku vendosi t’i jepte edhe një mundësi të dytë për të vazhduar garën. Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë çuar në përjashtimin e tij përfundimtar nga spektakli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu