Zbardhen detajet, ja cilat shërbimet sekrete e ndihmuan Gruevskin të arratiset

Qeveria hungareze ishte e përfshirë drejtpërdrejt në arratisjen e Nikolla Gruevskit. Mediat kanë zbuluar se ishin anëtarë të inteligjencës hungareze ata që e ndihmuan ish kryeministrin e Maqedonisë të arratisej nga vendi, për t’i shpëtuar dënimit me dy vite burg.

Zëdhënësit e qeverisë se Viktor Orban kanë refuzuar t’i përgjigjen interesimit te mediave nëse shërbimi sekret ishte i përfshirë në operacionin e arratisjes

Nikolla Gruevski i dënuar me dy vite burg për korrupsion dhe shpërdorim të detyre për blerjen e një automjeti me vlerë prej 600 mijë euro, ndodhet tashmë në Hungari ku dhe ka kërkuar azil politik. Por dënimi i tij u shqiptua pasi ai ishte arratisur për në Budapest përmes Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë me destinacion final Hungarinë.

Ish-kryeministri që drejtoi Maqedoninë për 1 dekadë, është mik i ngushtë i kryeministrit hungarez Viktor Orban. Ky i fundit njihet për politikat e ashpra kundër emigrantëve të paligjshëm. Ne një interviste Orban tha se e pranoi kërkesën e Nikola Gruevskit për azil për shkak se ish kryeministri maqedonas e ka ndihmuar te ndale valën e emigrantëve drejt Hungarisë.


1 Koment

  1. Vet Evropa ndihmoi Aratisjen e Gruevskit
    Mes tju vjen aq e quditshme
    Hungaria esht Evrop .Evropa esht Hungari
    Kto jan krejt taktika te Evropes
    Evropa duhet me luftu koruptionin ne vendet e BE e mes te luaje loja me Ballakanin qe ju vendon kushte kinse per me hi ne BE duhet si per shembull te luftohet koruptioni ku Koruptioni me i madh vjen nga BE-ja
    Profesort e koruptionit jan Deputetet e Parlamentit Evropian
    Evropa mes te ben bla bla bla

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu