Zbulohen fotot, terroristi i masakrës në Berlin ishte fëmijë kur hyri në Gjermani

Këto janë fotot e zbuluara të atentatorit të Berlinit Anis Amri, i konsideruar deri para pak orësh si njeriu më i kërkuar i Europës, kur ai hyri në Gjermani me valën e madhe të emigrantëve që kaluan kufirin

Disa javë përpara se të futej në Gjermani në vitin 2011, 24-vjeçari ishte dënuar me 4 vite burg pasi kishte djegur një qendër refugjatës në ishullin italian të Lampeduzës. Amri ishte në një nga dy anije që u larguan nga porti tunizian i Sfax në mars të vitit 2011, një nga të cilat u përmbyt, por anija e terroristit arriti të shkonte e sigurtë në ishullin mesdhetar. Gazeta italiane Corriere Della Sera kanë publikuar fotot të Amri-t, kur ai ishte ende adoleshent, 19 vjeç, me turmën e njerëzve që mbërritën me anije.

Megjithatë fytyra e tij është e fshehur, pasi nuk është vërtetuar 100% nëse është ai apo jo. Ditën e sotme mori fund saga e arratisë, 24-vjeçari që vrau me kamion 12 persona dhe plagosi 48 të tjerë u vra në Milano./Ballkanweb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu