Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Egli nuk bëhet me motrën e Gjestit

Situata mes Eglit dhe motrës së Gjestit, Blerinës, duket se nuk ka qenë aspak e qetë pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”.

Informacionet e fundit nga emisioni Kosova Today zbulojnë disa prapaskena që hedhin dritë mbi ftohjen e marrëdhënieve dhe arsyet e mundshme të një ndarjeje të afërt mes Egli Takos dhe Gjestit.

Sipas gazetarit Agon Rexhepi, një figurë kyçe në këtë histori është Diellza, ish-partnerja e Gjestit, e cila për pesë vite ka qenë një mbështetje e madhe për të, madje edhe për miqtë e tij gjatë vështirësive ekonomike.

Më shumë se kaq, motra e Gjestit, Blerina, ka një lidhje të fortë me Diellzën — ato kanë qenë kolege për dy vite dhe janë miqësuar ngushtë, gjë që mund të shpjegojë mosinteresimin e saj ndaj Eglit, duke mos e ndjekur as në rrjetet sociale.

Vizita e Blerinës në shtëpinë e BBVA dhe deklarata e saj: “Kam qenë në Gjermani veç për ty”, është interpretuar si një sinjal nostalgjie apo afrimi drejt Diellzës, që aktualisht jeton në Gjermani.

Kjo ka ndezur spekulimet se një rikthim i mundshëm mes Gjestit dhe Diellzës mund të jetë në horizont, gjë që e bën marrëdhënien aktuale me Eglin edhe më të pasigurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu