Sokol Balla është larguar përfundimisht nga Top Channel.
Ky informacion vjen disa javë pasi moderatori i Top Story i pushua nga Vjollca Hoxha si drejtor informacioni.
Burime për mediat bëjnë me dije se Balla ka vendosur të lidhë kontratë me një tjetër televizion.
Burime pranë këtij televizioni tregojnë për Dritare.net se ish-drejtori i Lajmeve pati probleme me drejtuesit e kompanisë, menjëherë pasi realizoi emisionin me Saimir Tahirin, në shtëpinë e tij, emision që u prit keq për shkak të mënyrës si u realizua.
Ndërkohë, vendin e Ballës në Top Channel e ka zënë gazetari i njohur Endri Xhafo i cili, mesa duket, që nga janari, do të drejtojë edhe “Top Story”, një emision i Top Channel, që për disa vite u drejtua nga Balla. /albeu










