Zbulohet arsyeja pse vrasësi i Las Vegasit e largoi nga qyteti të dashurën pak ditë para sulmit

Sulmuesi i Las Vegasit dërgoi të dashurën e tij jashtë vendit, në mënyrë që ajo të mos e ndalonte të kryente masakrën dhe ta pengonte kështu inatin e tij vdekjeprurës. “The Independent” raporton se Marilou Danley, 62 vjeç, ishte në Filipine një javë përpara se Stephen Paddock të vriste 59 persona që po ndiqnin një koncert jashtë suitës së tij në Las Vegas.

Në një intervistë me rrjetin televiziv “Channel 7”, motrat e zonjës Danley thanë se ishin të befasuara kur mësuan se kishte udhëtuar në Filipine. “Unë e di se ajo nuk di asgjë për sulmin. Motra ime është një person i mirë… ajo do të përpiqej ta ndalonte Paddock”, tha njëra prej tyre.

Danley është kthyer tashme në SHBA dhe hetuesit shpresojnë se ajo do t’u përgjigjet pyetjeve rreth masakrës së partnerit të saj. Marilou Danley u dërgua në Los Anxhelos në një fluturim nga Manila në mbrëmjen e së martës. Komandanti i departamentit të policisë së Las Vegasit ka thënë Danley është konsideruar një “person me interes” në hetimet për ngjarjen e rëndë që la më shumë se 500 të plagosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu