Zbulohet data e fillimit të Big Brother VIP Kosova 4

Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, tashmë ka një datë.

Produksioni ka bërë të ditur se spektakli do të nisë zyrtarisht më 17 nëntor.

Ata e bënë të ditur në faqet e tyre zyrtare, duke publikuar kështu një video-promo të nisjes së edicionit të ri.

Në këtë video promovuese u shfaqën si personazhë dy moderatorët e spekatklit, Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti.

Edicioni i sivjetmë po pritet me padurim të madh nga publiku, dhe zbulimi i datës është vetëm hapi i parë drejt asaj që do të jenë momentet dhe surprizat që do të shfaqen gjatë spektaklit.

Emrat e konkurrentëve, nuk do të zbulohen deri në nisjen e programit, duke ruajtur misterin që karakterizon këtë format; përveç disave që kanë rrjedhur në internet nga burime të tjera.

Ky edicion premton të jetë padyshim me plot supriza dhe dinamika.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu