Shumë koncerte të rëndësishme janë shtyrë në gjithë botën dhe në Shqipëri, për shkak të pandemisë së Covid-19.
Një nga koncertet që pritej me padurim të realizohej vitin që lamë pas, ai i artistit Maluma, u shty për një moment të dytë.
Duke qenë se edhe vendet e Europës po shkojnë drejt hapjes dhe nisjes së koncerteve, edhe Shqipëria do të nisë aty ku e la para pandemisë.
Ardhja e Malumës në Tiranë do të jetë pikërisht Ditën e Verës, më 14 mars 2022.
Bashkia Tiranë, bëri me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.
“Biletat mund të përdoren nga personat që i kanë blerë ose persona të tjerë që do të duan t’ua dhurojnë ose rishesin të njohurve të tyre, ose palëve të treta që janë të interesuar për të blerë bileta.”, informon kompania RedCloud.
Megjithatë, organizatorët këshillojnë që ata që duan të shkojnë në koncert t’i ruajnë biletat e tyre pasi çmimet e biletave për koncertin e 14 marsit 2022, do të jenë më të shtrenjta.
FOTO:










