Zbulohet një planet potencialisht i banueshëm

Shkencëtarët kanë zbuluar një planet në madhësinë e Tokës, që mund të jetë potencialisht i banueshëm. Duke besuar të jetë në zonën e një ylli të vendosur rreth 300 vjet dritë nga Toka, një grup shkencëtarësh transatlantikë theksuan se temperatura në planet, e quajtur Kepler-1649c mund të jetë e ngjashme me Tokën.

“Kjo botë intriguese, e largët na jep shpresë edhe më të madhe se një Tokë e dytë shtrihet midis yjeve duke pritur të gjendet”, tha Thomas Zurbuchen, një administrator i asociuar i Drejtorisë së Misionit të Shkencës së NASA-s, bazuar në të dhënat nga hapësira.

Sipas NASA-s, planeti merr rreth 75 për qind të dritës që Toka merr nga Dielli.

Ylli i saj është një i ashtuquajtur ”xhuxh” i kuq, një lloj objekti yjor relativisht i ftohtë, i vjetër dhe i vogël.

Gjetjet janë botuar në revistën “The Astrophysical Journal Letters”, një revistë shkencore që lejon astrofizikantët të botojnë kërkime origjinale të rëndësishme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu