Zbulohet se kur pritet ta mbyll Arsenali transferimin e Suarezit

Arsenal është më afër se kurrë ta transferojë Denis Suarezin.

Denis Suarez po e kërkon transferimin te Arsenali, gjersa marrëveshja është shumë afër.

Barcelona duket se ka hequr dorë përfundimisht nga mesfushori, ndërsa marrëveshja pritet që të finalizohet këtë të enjte, përcjell lajmi.

Afati i transferimeve në Angli përfundon më 1 shkurt, andaj Arsenal kërkon që ta mbyll transferimin e Denis Suarezit një ditë më herët.

Skuadra londineze do ta marrë spanjollin në formë të huazimit me të drejt blerje në fund të sezonit për 45 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu