Zbulohet sekreti që Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa na i fshehën për 3 vjet me radhë (FOTO)

Kanë kaluar tre vjet që nga dasma madhështore e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe partneres së tij Ajola Xoxa.

E realizuar në kalanë e Gjirokastrës, dasma luksoze qëndroi gjatë në vëmendjen e mediave, ndërsa u cilësua edhe si dasma e vitit 2014.

Megjithatë, dje është zbuluar një detaj, që duket se çifti i famshëm deri tani na e ka mbajtur të fshehtë.

Pavarësisht dasmës së tij madhështore, Erion Veliaj duket se nuk është martuar ligjërisht me Ajola Xoxën. Të paktën ky është konkluzioni i mediave online, sipas të cilave kryebashkiaku votoi në njësinë nr.2, shkolla “Fan Noli” i shoqëruar nga bashkëshortja Ajola Xoxa, por kjo e fundit nuk hodhi asnjë votë në kuti.

I zënë ngushtë nga komentet në media lidhur me këtë, Veliaj ka reaguar duke thëne se Ajola votoi tek Libri Universitar, sepse është ende me prindërit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu