Zejd Rexhepi takohet me zëvendësin e Erdoganit

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejdi, në vazhdën e takimeve në kryeqytetin e Turqisë – Ankara, sot ka realizuar takim miqësor me zëvendëskryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim – AK Parti, z. Numan Kurtullmush.

“Pandemia globale si dhe rethanat ekonomike dhe politike ne Ballkan, ishin tema e bisedimeve me zëvendëskryetarin e AK Partisë, Numan Kurtulmush.

Në kuadër të bisedës u dakorduam që gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale në botë, e posaqërisht në Maqedoninë e Veriut, do të lenë pasoja të rënda, andaj është i domosdoshëm krijimi dhe zhvillimi i kushteve të bashkëpunimit institucional gjithmonë në zbutjen e pasojave të rënda ekonomike dhe sociale të shoqërisë në vendin tonë, gjendje e cila edhe ashtu ka qenë shumë e rëndë posaqërisht në vendbanimet shqiptare.

Gjithashtu biseduam edhe për format e bashkëpunimit të ndërsjellë partiak, posaqërisht në nivel të këmbimit të përvojave në raport me organizimet e forumeve të ndryshme si dhe qasjeve më të suksesshme ndaj sfidave të ndryshme organizative, poltike dhe shoqërore”, ka shkruar Zejd Rexhepi nga Alternativa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu