Zejdi i Alternativës i përgjigjet ashpër Menduh Thaçit

Skender Rexhep Zejdi ka reaguar pas deklaratës së Menduh Thaçit i cili u shpreh se do ti jep 10 mijë shuplaka Adnan Osmailit pornarit të Logos A. Zejdi thotë se Adnani me kontributin e tij në fushën e arsimit dhe humanizmit ka lënë gjurma të pashlyera me të cilat është i njohur në të gjitha trojet shqiptare dhe shumë më gjërë.

Ndërsa për Menduh Thaçin thotë se gjithë jetës së tij ka nxitur luftë vëllavrasëse me pasoja të rënda mbi shqiptarët dhe i cili shkaut i është betuar deri në vdekje.

“Para se të jem pjestar i një subjekti politik, jam njeri dhe mik si dhe person që i çmon vlerat. Është më shumë se nder dhe privilegj të kesh mik njeriun dhe intelektualin i cili me kontributin e tij në fushën e arsimit dhe humanizmit ka lënë gjurma të pashlyera me të cilat është i njohur në të gjitha trojet shqiptare dhe shumë më gjërë.

Kontributin e madh intelektual dhe kombëtar të tij, nuk e zbeh një individ i pashpresë dhe i tërbuar, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka nxitur luftë vëllavrasëse me pasoja të rënda mbi shqiptarët dhe i cili shkaut i është betuar deri në vdekje” ka shkruar Zejdi duke shoqëruar edhe me një foto së bashku me Adnan Ismailin.


1 Koment

  1. Si ty Zejdi so Adnani so Menduhi zu jeni njerzit me tekeqinj ne bot juve esht Audi so sju vjen turp prej Grave te juve prej vajzave te juve. Ju jeni hajna rrenca tradhtar profitera
    Sdi shka me ju than qka jeni ju
    Juve duhet me ju pushkatu para popullit
    Ju vetem per karike e keni se ju skeni aftesi 10 mi fitu me njers
    Po spedi qysh po mashtrohen populli me dal ne votime
    Po per Fat te mir per juve ala ka analfabeta qe miren me rrenat e juve
    Juve nuk ju besohet
    Ju nuk keni lidhje se si mbahet shteti
    Ju jeni tradhtart ma te mdhenj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu