Zejdi për Kërçovën: Le të votojnë shqiptarët, por nëse vërtetohen përgjimet, Dehari le të japë dorëheqje dhe të shkojmë sërish në zgjedhje

Skender Rexhepi Zejdi në Debat 21 ka deklarua se votuesit shqiptarë në Kërçovë janë para një pikëpyetje të madhe, pasi sipas tij, ata duhet të zgjedhin mes apatriotizmit shqiptar dhe pjesës tjetër, Fatmir Deharit në këtë rast, i cili kohës së fundit ka qenë i përfshirë në përgjime ilegale.

Zejdi doli me propozim deri te kërçovarët që të dalin të votojnë dhe nëse Prokuroria vërteton dyshimet nga përgjimet, atëherë Dehari të japë dorëheqje dhe Kërçova të shkojë sërish në zgjedhje.

“Aty nuk e di. Seriozisht, nuk e di! Aty është një sprovë e madhe edhe për shqiptarët atje dhe nuk mund ta parashikoj rezultatin. A ka realitet gjithë ajo që ndodhi, edhe këtë nuk mund ta them sepse nuk jam pjesë e ekspertizës sepse atë duhet ta bëjë Prokuroria. Shqiptarët, atje janë vendosur në mes një pikëpyetje të madhe mes apatriotizmit kombëtar dhe përzgjedhjes këtu. Sinqerisht, nuk mund të jap parashikim.

A keni kërkuar dorëheqje?

Nuk mund të kërkosh dorëheqje derisa është cikli zgjedhor. Nuk mund të largohet nga lista askush. Për mua më e logjikshme do të ishte, edhe pse nuk e kam diskutuar me askënd, që shqiptarët të votojnë dhe pas asaj, nëse ka dëshmi dhe vërtetohet nga Prokuroria, ai të japë dorëheqje dhe të shkohet në zgjedhje të ardhshme ku do t’i jepet hapësira një kandidati tjetër shqiptar”, tha Zejdi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu