Deputeti i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Muhamed Zekiri, e ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se po derdh lot krokodili për shqiptarët, duke shtuar se kjo parti, jo pak herë i ka ofenduar shqiptarët.
Ai ka përmendur edhe rastin e “bombave”, dhe se si Antonio Milloshoski dhe Vllado Gjorçev që kërkonin dhoma gazi për shqiptarët.
“Unë ende nuk kam folur në Kuvend. Ju që prej 10 ditësh po derdhni lot krokodili dhe doni të tregoni se sa i keni respektuar shqiptarët.
Në Kuvend kemi deputet kriminel lufte, Johan Tarçullovski. Ja sa i respektoni shqiptarët!
Antonio Milloshoski dhe Vllado Gjorçev që kërkonin dhoma gazi për shqiptarët, ju dëgjuam në bomba si porositnit dënime për Sopotin. E dëgjuam ministren tuaj si i ofendon shqiptarët indjan.
Mjaft më manipuluat dhe gënjeni se i keni dashur shqiptarët”, tha deputeti Zekiri. /albeu