Zekolli: BDI dhe VLEN nuk kanë energji politike, morën atë që meritonin

Sipas analistit Arsim Zekolli, në zgjedhjet e fundit lokale të gjithë morën atë që meritonin. Siç tha Zekolli për TV21, BDI për herë të dytë mori kartonin e verdhë nga qytetarët, kurse VLEN për herë të parë.

Zekolli tha se asnjëra palë nuk kanë energji.

“Mendoj që qytetarët dhanë kartonin e dytë të verdhë BDI-së dhe kartonin e parë të verdhë VLEN-it. BDI-ja u ndëshkua, por nuk u sakatos siç e prisnin. VLEN-it ja dhanë një peshqesh, por nuk u shpërblye. Është tamam ajo që duhej të ndodhte, një barazim dhe secili ka marrë atë që meriton. BDI-ja e mori një fitore për ngushëllim, VLEN-i mori një fitore sa mos t’ del shpirti për hunde. Por shihet që as njëra palë e as tjetra nuk kanë energji”, tha Zekolli.

Zekolli foli edhe për hapat e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Siç tha, pavarësisht se gjendja e shqiptarëve ishte më e rënduar se kudo tjetër në Evropë, duhet qenë optimistë dhe duhet t’i themi vetes bravo, por edhe t’i falënderojmë partnerët ndërkombëtar për përkrahjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu