Zekolli: Zaev ka harruar që edhe ai e ka formuar Qeverinë nga pozita e të dytit

Analisti politik, Arsim Zekolli, ka reaguar pas deklaratave të eksponentëve politikë që Qeverinë duhet ta formojë fituesi në kampin maqedonas dhe fituesi në kampin shqiptar, duke i kujtuar Zoran Zaevit se edhe ai e kishte formuar Qeverinë nga pozita e të dytit në zgjedhje.

“Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev nuk është asgjë tjetër përveç se një DËSHPRIM I MADH për të gjithë votuesit e tij dhe jo vetëm. Ai harroi se në vitin 2017 pikërisht LSDM si parti e cila humbi zgjedhjet dhe doli e dyta morri mandatin për formimin e QEVERISË dhe me këtë shkeli DEMOKRACIN PARLAMENTARE për të cilën këto ditë trumbeton zëshëm”, – kështu thotë analisti politik Arsim Zekolli në një postim të tij në Twitter.

Sipas Zekollit lideri social-demokrat më së paku ka të drejtë të flasë në këtë temë pasi që ai dhe partia e tij janë humbës serik të të gjitha zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut.

“Në vitin 2017 nuk kemi pasur demokraci parlamentare dhe me këtë rast u zgjodh partia e dytë politike. Ah, dëshpërim…” – ka shkruar Zekolli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu