Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli theksoi se qeveria i tejkaloi problemet me fqinjët por ka çaluar në ekonomi, politika sociale dhe arsim, ndërsa tani është koha për ballafaqim në zgjedhje.
“Vlerësoj se tani është momenti për një rivlerësim ose rinotim nga ana e elektoratit për subjektet politike dhe pastaj pas atyre zgjedhjeve ndoshta me një kapacitet, energji dhe elan të ri, të krijohet një shumicë parlamentare që do të kishte kapacitetin e plotë të ballafaqohet me sprovat që janë serioze, edhe në rrugën euroatlantike por mbi të gjitha edhe me varfërinë, problemet ekonomike sociale që nuk jemi duke i tejkaluar”, theksoi Zendeli. (INA)










