Zënka mes Lloris dhe Son, Mourinho: Ishte gjë e bukur

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, e ka etiketuar si ‘të bukur’ zënkën ndërmjet Hugo Lloris dhe Heung-min Son në fitoren e të hënës kundër Evertonit.

Portieri francez u konfrontua në mënyrë agresive me anësorin jugkorean, saqë bashkëlojtarët Giovani Lo Celso dhe Harry Winks u detyruan të ndërhynin për të penguar eskalimin e situatës.

Megjithatë, dy futbollistët i zgjidhën problemet e tyre, ndërsa Spursat në fund fituan falë golit të Michael Keane.

Kur është pyetur në konferencën për shtyp lidhur me incidentin, Mourinho ka deklaruar: “Bukur”.

“Është ndoshta pasojë e takimeve tona. Nëse doni ta fajësoni dikë për këtë, jam unë. I kam kritikuar djemtë e mi, sepse – sipas mendimit tim – ata nuk janë mjaftueshëm kritikë ndaj njëri-tjetrit”.

“Ata duhet të jenë më kërkues. U kam thënë të kërkojnë më shumë nga të tjerët. U kam kërkuar që të bëjnë presion te kolegët dhe me shpirtin ekipor të japin maksimumin nga vetja”, ka thënë portugezi duke shtuar se Lloris kishte kërkuar më tepër nga Son.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu