Anëtari i kryesisë qëndrore nga Partia Alternativa, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar në profilin e tij në Facebook me pamje nga “Marshi për Demokraci” e cila u zhvillua sot nga koalicioni “Tash është koha”, pas mos pranimit të rezultatit zgjedhur ku sipas tyre janë vjedhur vota dhe po kërkojnë rinumërim, shkruan InfoShqip.com
Ibrahimi i ka dërguar një mesazh Ali Ahmetit ku ka shkruar: “Lumi i demokracisë… Ali, pas kësaj, o bëje Naser Zyberin kryeministër o hape rrugën. Ti nuk ke legjitimitet për t’i përfaqësuar shqiptarët ndryshe!”. /InfoShqip.com