Zeri i Amerikës: Rama dhe Meta kanë ndërprerë komunikimin

Zëri i Amerikës shkruar për marrëdhënien RamaMeta pas mos-dekretimit të Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Në analizën e ‘Voa’, shkruhet ndër të tjera se vendimi i Ramës për emërimin e Lleshit si zv/ministër tregon qartë se kryeministri kërkon të sfidojë Presidentin.

“Por mesa duket, komunikimi është tashmë i ndërprerë. Vendimi për të ecur përpara me emërimin e zotit Lleshi si zëvendës ministër, është një shenjë e qartë. Nga ana e tij dhe Presidenti Meta pati një reagim me tone të ashpra”.

Vetë Rama u shpreh sot: “Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”, shkruajti Rama në rrjetet sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu