Lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit ka reaguar edhe ambasadorja franceze, Christina Vasak në Tiranë. Vasak i ka cilësuar këto zgjedhje si të çuditshme dhe pyeti se ku do shkon Shqipëria.
Gjatë fjalës ë saj përmendi edhe të rinjtë shqiptarë që po largohen në masë nga vendi dhe pyeti se ku po largohet rinia e vendit tonë.
Ajo ka thënë:
“Ku po shkon Shqipëria dhe për ku po largohet rinia e saj? Pak ditë pas disa zgjedhjeve vendore të çuditshme, këto janë pyetjet që dua të ngre publikisht.’’
Por ambasadorja franceze nuk u ndal me kaq, sepse gjatë fjalës së saj ajo përmendi edhe ambasadorët teksa shfaqi shqetësimin duke ngritur pyetje mbi besimin te institucionet.
Më tej ajo vazhdoi duke thënë:
“Të ndërtosh një shtet ligjor të denjë për këtë emër, në çdo aspekt, pa pa ndëshkueshmiri as vetëkënaqësi, është një gjë për të cilën shqiptarët janë dhe duhet të vazhdojë të jenë në një mendjeje. Por a nuk po zbehet besimi tek institucionet? Ka shumë pyetje për popullatën në tërësi, përtej klasës politike. Diplomatët janë këtu për të kuptuar, mbështetur dhe shoqëruar, por në asnjë rast për të gjykuar ose zëvendësuar autoritetet kompetente. Kjo gjë duhej thënë.”