Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, hapet me vonesë qendra më e madhe e votimit në Gjakovë

Qendra më e madhe e votimit në Gjakovë është hapur 30 minuta me vonesë. Kjo është bërë e ditur nga Berat Bejtullahi, komisioneri i qendrës së votimit në shkollën e mesme “Yll Morina”.

Qytetarët e Kosovës me të drejtë votë i drejtohen sot kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.

Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku marrin pjesë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu