Zgjedhjet lokale në Turqi, partia e Erdoganit rrezikon qytetet e mëdha

Këtë të diel në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale, ndërsa vëmendja është te popullariteti i presidentit Erdogan. Mediat ndëkombëtare shkruajnë se partia e tij mund të humbasë shumë nga qytetet e mëdha.

Vendi përballet me inflacionin e lartë dhe recensionin. Edhe në qytete si Stambolli që dikur ishte bastioni i pathyeshëm i Erdoganit, tashmë balanca e pushtetit është zhvendosur.

Zëri i Amerikës shkruan se në lagjen Gungoren të Stambollit, njerëzit mbajnë radhën për ushqime të subvencionuara nga shteti, një shenjë e dukshme e vështirësive.

Sondazhet tregojnë një rezultat shumë të afërt mes palëve. Në këto zgjedhje lokale, mbi 57 milionë kanë të drejtë vote. Fituesit mund të shpallen në orët e para të së hënës./Opinion


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu