Zgjedhjet në Itali, Berluskonit i ndodh e papritura në qendrën e votimit (VIDEO)

Ish-kryeministri Silvio Berluskoni është befasuar nga një aktiviste e papërmbajtur, ndërsa ka hedhur votën e tij në zgjedhjet italiane sot.

Gruaja, kishte të shkruar në gjoksin e saj ” Berluskoni, ju keni skaduar” hipi në tavolinë në qendrën e votimit në Milano, ndërsa Berluskoni po votonte, përcjell albeu.com

Fotografët në dhomë nxituan të kapnin momentin e sikletshëm që u përball Berluskoni, 81 vjeç.

Italianët po shkojnë në votime në një nga zgjedhjet më të pasigurta të vendit ndonjëherë.

Partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste pritet të japin përfitime të mëdha dhe Berluskoni do të luajë një rol udhëheqës.

Qendrat e votimit u hapën në orën 6.00 dhe do të mbyllen në orën 22, me rezultatet fillestare që priten nesër në mëngjes. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu