Në shtetin fqinj, Greqi, sot po mbahen zgjedhjet parlamentare.
Kjo është hera e parë që në Greqi do të garojnë edhe kandidatë shqiptarë, të cilët do të përfaqësojnë kombin e tyre.
Fatos Malaj dhe Eda Gemi janë dy emigrantë të cilët prej vitesh jetojnë në Greqi.
Sot ata garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për t’u zgjedhur deputetë.
Të dy kandidatët garojnë në Athinë.
Malaj ka avantazhin të jetë kandidat në zonën A të Athinës, e mbipopulluar historikisht nga emigrantët shqiptarë, ndërsa Eda Gemi në zonën perëndimore të kryeqytetit grek.
Gemi ishte gjithashtu kandidate në zgjedhjet europiane për eurodeputete, por nuk ia doli.
Të dy shqiptarët garojnë për Partinë Lëvizja për Ndryshim apo ‘Kinima Allagis’, një forcë politike e majtë në koalicion me PASOK, e cila është në opozitë.