Zgjidhet shefi i shtabit të Lëvizjes BESA në Dibër (FOTO)

Dega e Lëvizjes Besa në Dibër mbrëmë ka zgjedhur kryetarin e shtabit për zgjedhjet e 12 Prillit ku u zgjodh Buran Ameti me vota unanime nga kryesia e kësaj dege mbrëmjen që lamë pas, shkruan InfoShqip.com

Postimi i plote:

Sot, më 15.02.2020, me vota unanime nga Kryesia e Degës së Dibrës, krahas pikave tjera të ditës, duke patur parasysh angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe punën e palodhshme si një prej themeluesve të Lëvizjes Besa në Dibër, u zgjodh për Kryetar Shtabi për zgjedhjet e 12 Prillit z. Buran Ameti. Me besimin se do i përkushtohet punës me zell dhe përkushtim, ne i urojmë atij përgjegjësinë e re dhe i deshirojmë punë të mbarë deri në fund.

Kryesia e Lëvizjes Besa – Dega Dibër

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu