Pasuria e Princ Harry neto është 40 milionë dollarë. Kjo do të thotë që edhe nëse Meghan dhe Harry nuk ndjekin interesat e tyre për të fituar të ardhura, ata do të ishin sërish mirë.
Harry merr nga 50.000-53.000 dollarë si pilot i helikopteri për Ushtrinë, që është shumë më pak sesa burimet e tjera të të ardhurave, por përsëri fitim i mirë është.
Harry dhe Meghan njoftuan të mërkurën se ata po planifikojnë të zvogëlojnë rolet e tyre në familjen mbretërore dhe të ndajnë kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Sh.B.A. duke ecur përpara, si dhe duke punuar për t’u bërë të pavarur financiarisht.
“Ne kemi zgjedhur të bëjmë një tranzicion këtë vit, duke filluar të krijojmë një rol të ri progresiv brenda këtij institucioni,” tha çifti në një deklaratë të shkruar publike.
Pavarësisht se Harry dhe Meghan prezantuan daljen e tyre si një marrëveshje të bërë, Pallati u tha se ishin të shokuar nga njoftimi i Çiftit Sussex.
Princ Harry ka një fond besimi nga stërgjyshja (mamaja e mbretëreshës Elizabeth II). Në 1994, nëna e Mbretëreshës Elizabeth II, dy të tretat e parave të saj (rreth 19 milion paund) e la si fond besimi për nipërit dhe mbesat e saj, përfshirë William dhe Harryn. The Guardian raportoi se vëllezërve u ndanë rreth 6 milionë paund, të këtij besimi, në moshën 21 vjeçare, ku Harry mori pjesën më të madhe që vetëm të mos bëhej i pavarur nga mbretëria.
Princeshë Diana i la dy djemve të saj, princit William dhe Princit Harry, 10 milionë dollarë dhe ata filluan të marrin dividentë vjetorë në moshën 25 vjeçare. Pra, 450.000 dollarë në vit. Kjo shumë del e tepron për të jetuar si duhet. Gjithashtu, Princeshë Diana u ka lënë djemve të saj koleksione të pafundme të bizhuterive.










