Një aeroplan me 28 persona në bord është zhdukur nga radarët në afërsi të gadishullit Kamchatka në Lindje të Rusisë ndërsa po përgatitej të ulej. Agjencia e lajmeve “RIA” raporton se aeroplani “Antonov An-26” po udhëtonte nga Petropavlovsk për në Kamçatsky.
Pilotët humbën kontaktin me kontrollorët e trafikut ajror. Zyrtarët rajonalë të Ministrisë së Emergjencave të Rusisë thanë se në aeroplan ishin 22 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Në kërkimet për gjetjen e aeroplanit janë përfshirë dy helikopterë.
Sipas agjencisë së lajmeve “TASS”, aeroplani është ndërtuar në 1982. Disa aksidente ajrore vdekjeprurëse kanë ndodhur në vitet e fundit në Rusi. Në Maj të vitit 2019 një aeroplan i linjës ajrore “Aeroflot” u rrëzua në aeroportin e Moskës duke lënë të vdekur 41 persona./KlanNews









