Ditë më parë nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve, është tërhequr BE, kjo vjen pas tërheqjes paraprakisht të SHBA-ve.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë u shpreh që Prokurorët, sipas ambasadës së SHBA-së në Kosovë, duhet të zgjidhen në bazë të kualifikimeve të tyre, jo në bazë të përkatësisë politike ose lidhjeve.
Ndërsa nga BE thanë që kanë dilemat e veta rreth këtij procesi për këtë arsye edhe po tërhiqen deri në rishikim të tërësishëm të tij.
“I kemi marrë parasysh shqetësimet e shprehura nga SHBA-ja. Edhe BE-ja i ka dilemat e veta dhe ka vendosur që po ashtu të tërhiqet nga procesi, përderisa ai të mos rishikohet në tërësi dhe të kryhet në pajtim me ligjet dhe rregulloret përkatëse”, ka thënë Zhivalj.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i KPK të cilët me kërkesë të Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, është mbajtur takimi i 187-të i jashtëzakonshëm, i mbyllur, i KPK-së.
KPK doli me një një njoftim ku parashihte që ky institucion ka kërkuar që të rregullohet me ligj nga institucionet kompetente, procedura në atë mënyrë që prokurorët të mos kenë të drejtë të aplikojnë për kryeprokurorë gjatë mandatit të anëtarit të Këshillit dhe anasjelltas.
Po ashtu, në këtë mbledhje të jashtëzakonshme u kërkua që anëtarët prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorët do të zgjidhen në bazë të meritokracisë.
Duhet shtuar që e gjithë kjo parregullsi e sistemit të drejtësisë ka ndikuar në liberalizimin e vizave për shqiptarët.
Basha: KPK po ua dëshmon Ambasadave që janë të kapura iu shërben agjendave të pista politike
Deputeti nga radhët e VV-së, Dimal Basha në një bashkëbsiedim për “Bota sot”, u shpreh që kjo çfarë po ndodhë brenda në KPK është turp i madh dhe se kjo po ju dëshmon ambasadave që janë të kapura dhe iu shërben agjendave të pista politike, dhe kështu humbet edhe shpresa për liberalizim.
“Kjo çka ndodh brenda KPK-së është turpi më i madh i këtij vendi. Nëse dikush ka shpresu për drejtësi në këtë vend, kjo na dëshmon që KPK është një trupë e kalbur dhe nuk është e pavarur. E dyta, KPK po ua dëshmon ambasadave që janë të kapura dhe ky institucion iu shërben agjendave të pista politike, dhe një janë përgjegjës për padrejtësinë në vend, dhe rrjedhimisht me këtë kastë t’kalbur humbet çfardo shprese liberalizimi, dhe vetëm çka betonohet izolimi i mëtutjeshëm”, thotë Basha.
Në fund, deputeti shprehët që protesta ka qenë shpesh mjet efikas për këtë arsyje i njejti presion duhet të I bëhet KGJK-së dhe KPK-së për të kërkuar përgjegjësi.
“Për fund, protesta drejt ekzekutivit dhe legjislativit ka qenë shpesh mjetë efikas, dhe mendoj që ka ardhë koha që i njëjti presion t’i bëhet edhe KGJK-së dhe KPK-së si pushtet i tretë në vend, pra me iu kërku direkt përgjegjësi këtyre institucionëve që janë fajtor për mungesën e drejtësisë në këtë vend”, u shpreh Basha.
Burjani: Përderisa nuk respektohen pushtetet e ndara të Kushtetutes nuk ka përparim të rendit dhe ligjit.
Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, tha që në sistemin prokurorial ka lojëra dhe jo transparencë për këtë arsyeje ka dyshime në sistemin e drejtësisë dhe për këtë arsye pa vetting nuk ka gjë.
“Kjo po dihet pse, nuk ka sistem të pavarur prokurorial. Ka lojëra dhe jo transparencë dhe jo seriozitet funksional, ka shumë çështje, përderisa ka dyshim ndikimi në sistemin e drejtësisë nuk ka gjë prej kësaj pune, pra pa vetting nuk ka gjë”, u shpreh Burjani.
Më tutje, Burjani thotë që të dy, SHBA dhe BE, kanë ndihmuar Kosovën në ngritjen e institucionëve dhe se nëse ka parregullsi atëherë nuk mund të mbështesin Kosovën e as nuk mund të ketë liberalizim të vizave.
Duke vazhduar Burjani thotë që të gjitha këto të meta në sistemin e drejtësisë kanë lënë qytetarët pa viza.
“SHBA dhe miqtë tanë kanë hargjuar shumë mund e financa për të ngritë institucionet tona që sot i kemi në letër gati të gjitha po funksionojnë jo drejtë për këtë arsye nuk ka liberalizim të vizave e dalin e thonë disa njerëz të partive që dihet kush janë liberalizimi nuk po ndodhë për këtë arsye BE se trajton atë në këtë mënyrë. Këto gjëra e kane lan qytetarin e Kosovës jashtë lirive universale për të pas mundësin si të gjithë të shkojnë në BE pa viza, dhe shumë gjëra të tjera. Përderisa nuk respektohen pushtetet e ndara të kushtetutes nuk ka përparim të rendit dhe ligjit” thotë Burjani.
Voca: Nuk mund të mashtrohemi se po ndërtojmë Shtet të mirëfilltë pa drejtësi të pavarur
Doktori i shkencës dhe ligjëruesi i Gjeopolitikës në Paris, Mirsad Voca, në një prononcim për “Bota sot”, thotë që nuk mund të ndërtojmë shtetin e mirëfilltë pa drejtësi të pavarur e pa prokurorë neutral të cilët luftojnë korrupsionin në Kosovë e të I luftojnë ata që po e mbajnë Kosovën peng në rrugëtimin për frymë të lirë.
“Shteti i Kosovës ka shumë punë për të bërë në krijimin e një Shteti ligjor dhe një gjë e tillë kërkon ndryshim të thellë në fushën e drejtësisë, një paradigmë të re në ndërtimin e Shtetit të së drejtës. Nuk mund të mashtrohemi se po ndërtojmë Shtet të mirëfilltë pa drejtësi të pavarur, pa prokurorë neutral që si parim kanë luftimin e të keqes më të madhe që dominon Kosovën brenda saj e që ka të bëjë me krim të organizuar, me grupe mafioze të natyrave të ndryshme, me grupe nepotike, që e mbajnë Kosovën peng në rrugëtimin e saj shtetndërtues mbi një frymë të lirë dhe demokratike”, u shpreh Voca.
Më tej, profesori krahason luftën e fundit me luftëtarët dhe me prokurorët të palëkundur të cilët tani duhet të jenë të palëkundur që të ndërtohet një ekonomi stabile dhe shtet ligjor.
“Përderisa në luftën e fundit patëm luftëtarë trima dhe heronj legjendarë për çlirim të Kosovës nga okupimi serb, tani Kosova ka nevojë për prokurorë të palëkundur në luftimin e Shtetit të kapur. Po e bëj me qëllim këtë krahasim sepse aktualisht Kosova ka me të vërtetë nevojë parësore për një çlirim të një natyre tjetër që do ti mundësonte Kosovës të ndërtoj atë që e quaj themel të demokracisë dhe shtetndërtimit e që është shtylla e drejtësisë apo e Shtetit ligjor. Pa Shtet ligjor nuk mund të ndërtohet një ekonomi stabile, nuk mund të krijohet një arsim i shëndosh, nuk mund të ketë frymë të lirë dhe demokratike, dhe nuk mund të ketë organizim shoqëror mbi frymën e barazisë”, thotë profesori.
Tutje, Voca shprehët që për tu realizuar një Shtet i së drejtës, Kosova ka nevojë domosdoshmërisht për një ndryshim të regjimit politik si dhe për një ristrukturim dhe riorganizim të ri ekonomik e shoqëror.
“Për tu realizuar një Shtet i së drejtës, Kosova ka nevojë domosdoshmërisht për një ndryshim të regjimit politik si dhe për një ristrukturim dhe riorganizim të ri ekonomik e shoqëror. Fatkeqësisht, kjo nuk mund të bëhet realitet me të njëjtin regjim politik apo grupe politike e individë të cilët krijuan tërë këtë rrëmujë brenda Kosovës dhe të cilët ende vazhdojnë të mbajnë peng Shtetin e brishtë të Kosovës”, përfundoi Voca.