Ziadin Sela i përgjigjet zërave për koalicionin me VMRO për zgjedhjet lokale

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka folur në Click Plus në TV21 edhe për koalicionin me VMRO-DPMNE.

I pyetur nga gazetari Fatmir Aliu rreth kësaj duke pasur parasysh edhe 27 prillin, Sela theksoi se “Një fjalë popullore thotë fal por mos harro dhe unë as që kam harruar diçka, dhe as që kamë falur diçka, prandaj kur jemi tek bashkëpunimi me VMRO, përveç tjerash unë kamë përgjegjësinë për të sjellë ndryshimin, që i riu dhe e reja shqiptare mos të marrë valixhen dhe të ikë në vendet evropiane, prandaj po them se përgjegjësia para së ardhmes është shumë e madhe dhe unë jam i vetëdijshëm për peshën e momentit”, ka deklaruar Ziadin Sela.

Ai shtoi ky koalicion ka për qëllim që të fitohen zgjedhjet lokale.

“Ne e kemi sfiduar BDI-në të dalim ballë për ballë, Këto u përgjigjën bën koalicion me Zaevin, kur e bën këto unë e kampanjë tjetër që t;i përgjigjen me numra. Ne jemi në opozitë dhe është normale të kemi kontakte me partinë në opozitë. Ne AAA dhe VMRO jemi në opozitë, dhe kjo vjen si rezultat i votave që janë manipuluar, dhe rezultati është ky që është. Faktin që jemi në opozitë e ka bërë Zoran Zaev, ai e zgjodhi se me kë do shkoj. Këtë zhurmë më tepër e bëjnë këta që e hetojnë se ky koalicion do t’i rrëzoj, se ne me këtë koalicion do të fitojmë shumicën e komunave”, tha Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu