Zidane: Hazard është shëruar 100 për qind, është gati për nesër

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka bërë të ditur se sulmuesi anësor belg Eden Hazardi është 100 për qind i shëruar dhe është gati të kthehet në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e së dielës në La Liga kundër Celta Vigos.

Belgu Eden Hazardi ka qenë jashtë fushës së lojës që nga nëntori i vitit të kaluar, pasi që e pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë barazimit me rezultat 2:2 kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.

Ai e ka shënuar një gol dhe i ka bërë 13 paraqitje për madrilenët që nga transferimi nga Chelsea gjatë verës së kaluar për 100 milionë euro. Debutitimi i tij ishte shtyrë deri në shtator për shkak të një problemi muskulor.

Megjithatë, tani Hazardi është kthyer në stërvitjet e Real Madridit dhe trajneri Zidane e ka konfirmuar se ai do të luajë në ndeshjen e kësaj fundjave në Santiago Bernabeu.

“Ne të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është Hazardi dhe kjo është arsyeja pse e kemi transferuar atë. Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Jemi shumë të lumtur që e kemi sërish atë në skuadër”, ka thënë Zidane.

“Ai nuk ka luajtur që tre muaj dhe kjo situatë nuk është e lehtë. Gjithçka varet nga stili dhe ritmi i lojës, por fizikisht ai është plotësisht i shëruar dhe është në dispozicion për ndeshjen e radhës”.

“Ne e dimë se sa shumë mund të na ndihmojë ai. Ishte e vështirë të mos e kemi atë për pothuajse tre muaj për shkak të një lëndimi. Ai është shumë i lumtur që është kthyer”.

“Është e vërtetë që duhet ta kthejmë në lojë dalëngadalë, ne duhet t’i japim atij kohë dhe e bëmë pikërisht këtë. Ne u siguruam që ai të jetë 100 për qind gati para se të kthehet. Ai është gati për të luajtur nesër”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu