Zidane: Juventus? Nuk më ka thirrur askush

Zidane është i fokusuar te Reali. Gjatë ditës së premte u raportua se Juventusi ka bërë gati ofertën prej tetë milionëve eurove neto në sezon për Zinedine Zidane, derisa për të po interesohet edhe Franca.

Andrea Agnelli, numri një i ‘Zonjës së Vjetër’, është duke përcjell nga afër gjithçka në ‘Santiago Bernabeu’ dhe në rast se Madridi mbetet pa trofe, atëherë Zidane edhe mund të largohet nga Los Blancos.

Sido që të jetë, trajneri francez nuk po mendon për diçka të tillë, është i fokusuar te Reali.

“Nuk me ka thirrur askush. Jam duke menduar vetëm për Madridin. Nuk di asgjë. Nga jashtë thuhen shumë gjëra…”, deklaroi Zizu në konferencë për media para ndeshjes me Real Betis.

“E di se si funksionon gjithçka në këtë botë, sot jam trajner i Realit, ndërsa nesër mund të ndryshojë gjithçka”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu