Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, mbetet i bindur se yjet, Gareth Bale dhe Karim Benzema, kanë të ardhme në këtë klub.
Të dy futbollistët kanë pasur telashe në fitnes dhe me formën në fushë në këtë kampanjë, për çka ka pasur raportime se do të largohen nga Bernabeu që në verë, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.
Por që Zidane demanton gjithçka. Ai nuk mendon se asnjëri, qoftë Bale, qoftë Benzema, nuk janë në rrezik që të shiten.
Këto deklarime Zidane i ka bërë në një konferencë për media, ku ka folur për formën e skuadrës./InfoShqip










